Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritGjon Marku -Mirditë

Gjon Marku -Mirditë

Mirditë

Mirditë, ti vigane qëndrove ndër male
Kala e pa epur, s’të mposhti varfëria
Bukën ndoshta pate të pakët në magje
Po nuk u përule, s’të mposhti robëria


Lulet nëpër fusha spërkatur me vesë
Zanat rendin lugjeve u japin hijeshi
Kur rrezja e diellit bie në mëngjes
Pëshpërin krojeve flladi plot magji


Njëri sy shqiponjë tjetri sy mbi thep
Djemtë si viganë ndër luftra duhi
Kala të pamposhtura kullat përmbi kep
Shqiponja në flamurë valvitet në liri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT