Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritVojsava Branko -Lundrojnë mendimet.

Vojsava Branko -Lundrojnë mendimet.

Lundrojnë mendimet.

Një ditë tek rrinte buzë një lumi,
Varka prej letre vendoste mbi te,
Era e lehte i merrte me vehte,
Bashkë me gjethet n’këtë prag vjeshte.


E ndjente se mbi to lundronte,
Mbretëronte një heshtje e ftohtë
Dëgjojej një zhurmë e lehte uji,
Që kohë pas kohe rrjedha lëshonte.


I mbushur me dhimbjen që puna i jepte,
Rropatja mes njerzve që se kuptonin,
I lodhur nga mendimet se çduhet tê bënte,
Nuk gjente zgjidhje pas çdo veprimi.


E koha ikte ashtu pa kuptuar,
Ndjente freskin që trupin përshkonte,
Kush jam unë thosh drejtësin t’vendos
Kur i padrejti këmbë kryq rri në poltronë.


Shiu filloj e zgjoj nga mendimet,
Vraponin të gjithë njê streh tê gjenin,
Mbi kokë xhaketën e rrudhur e holli,
Nuk pyeti që lagej derë në palcë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT