Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-QERSHIZA IME

Manushaqe Hoxha Laçi-QERSHIZA IME

Degëz me qershi mbushur
Gushë e faqe të bardha, borë,
Marr e jap për të t’këputur
Po vij t’kërkoj tënden dorë.


Qershizë e kuqe, e pjekur
Sa ta dua moj ëmbëlsinë,
Do ringjallesha dhe i vdekur
Për të shijuar dashurinë.


Mbi mal, kodër, fushë, breg
Kur zbret rrezja me ngadalë,
Qershiz’ e bukur diellin djeg
Me kaçurrelat tua valë-valë.


Sapo hëna pesëmbëdhjetë
Hedh ndriçimin mbi mantel,
Lozonjare me vrap të lehtë
Si sorkadhe, ti qershizë del.


Kur ta prek t’bukurën gushë
Me aromë dehëse trëndafili,
Buz’ e faqe të ndizen prush
Degë më degë këndon bilbili.


Me shigjetën e syrit t’shkruar
Gjitha dëshirat seç m’i ndez,
Qershizë nga perëndia bekuar
Ujitur me të mëngjesit vesë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT