Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeMiratohet rezoluta: OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Miratohet rezoluta: OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për ta njohur Masakrën e Sebrenicës si gjenocid dhe për ta shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, shkruan Gazeta Metro.

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të Rezolutës ndërsa “bashkësponsorizuese” ishin 32 shtete tjera përfshirë vende si Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezoluta ka kaluar me 84 vota pro, kundër 19 dhe abstenuan 68.

Në rang global shumica e vendeve perëndimore kanë votuar pro rezolutës megjithatë ka rënë në sy vota kundër apo abstenim i tre vendeve të Bashkimit Evropian ku Hungaria ka votuar kundër ndërsa Sllovakia dhe Greqia kanë abstenuar.

Nga vendet e rajonit vetëm Serbia ka votuar kundër ndërsa lideri i Republikës Serbe në Bosnjë ka bërë fushatë vazhdimisht kundër kësaj rezolute.

Presidenti serb Aleksandër Vucic në fjalimin e tij në sallën e Asamblesë së Përgjithshme ka thënë se kjo është një rezolutë  “shumë e politizuar”.

Vendet që kanë votuar kundër janë kryesisht vendet aleate të Serbisë nga bota lindore si Kina, Rusia, Bjellorusia apo vendet afrikane dhe amerikano-jugore përjashto Hungarinë e cila është shteti i vetëm i BE’së që ka votuar kundër.

Kjo rezolutë është pritur me zemërim në Serbi, ku në ditën e djeshme është parë një hapësire reklamuese në njërën nga ndërtesat e larta të Beogradit ku shkruante ” Ne nuk jemi popull gjenocidal”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT