Thursday, June 13, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -NEVERITJA

Petro L. Sota -NEVERITJA

NEVERITJA

Ka kohë, që ka filluar për çudi,
Neveritja, por vetëm nga disa,
Nga disa, që bëjnë gjoja poezi,
Dhe shkruajnë, çdo ditë tallava.


Se më kujtohet, se edhe poezitë,
M’u neveritën, po prapë nga ata,
Edhe s’po lexoj më, për çdo ditë,
Sepse në vargje, bukuri më s’ka.


Prandaj, më iku dëshira një ditë,
Se asgjë që shkruhet, s’më shijon
Dhe po më duken, si gjëlla pa kripë,
Po dhe nga injoranca, që i vlerëson.


Të gjithë po e përkthejnë poezinë,
Në të gjitha gjuhët, që bota sot ka,
Edhe pse gjuhën shqipe mirë se dinë,
Sepse i përkthen interneti badiava.


O poetë “ të mëdhenj “ të dekoruar,
Nga shoqata fantazmash në botë,
Kur në vëndin tënd, s’je i vlerësuar,
Që të mburrësh veten, është e kot,


Dhe disa kritikë, më çudisin vërtetë,
Më të madhin poet, kanë zbuluar,
Koha në vënd, do të kishte mbet,
Edhe globi, s’do të ishte rrotulluar.


Ata që japin mënd për letërsinë,
Shkruajnë sikur rrugën kanë humb,
Sa keq, se po e xhveshin poezinë,
Ngatërrojnë korbin, i thonë pëllumb.


Muzën edhe rimën, mënd i mbaj,
Që i trembën, edhe po largohen,
Por ndoshta edhe ato s’kanë faj,
Se si lesbike, njësoj po trajtohen.


Mos vallë duhet të qetësohem,?
Dhe të pres, për ndonjë ndryshim,
Ta mbyll derën dhe të largohem,
Diku larg, për ndonjë ngushëllim.


T’u them lamtumirë, pa u penduar,
Nga turma e mjergull, të iki pa zë,
Herët a vonë, do t’më kenë harruar
Dhe pa dyshuar tek unë për asgjë,


Se ndoshta kështu, më kalon pak,
Më vjen oreksi e të vjella s’do kem,
Mbase dhe kjo, do ishte një shkak,
Që dëshira për poezinë, më vjen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT