YJET NUK SHUHEN
kushtuar të madhit
Dritëro Agolli.
Thanë vdiq poeti , iku në arshin hyjnor,
Vargjet lotuan u bënë këngê vaji,elegji
Dikush tha iku atje në planetin yllnor,
Iku vargëqëndisuri në Devolli në
përjetësi
Dritëroi latohet krenarisht në varg,
Në mëndje dritëron siç ka emrin dritê,
Kurrë s’ka ikur këtu rri e kemi pranë,
Në raftin e librave takohemi ,çdo ditë.
Iku Devolliu këtu ca vite më parë,
Mbeti i gjallë në mes të gjallë ,
Vargun skalitur testament na la,
Fjala i mbeti gurë që ndërton kala.