Sunday, June 23, 2024
BallinaSportMbappe reagon pas zyrtarizimit nga Real Madridi: “Një ëndërr e bërë realitet”

Mbappe reagon pas zyrtarizimit nga Real Madridi: “Një ëndërr e bërë realitet”

Kylian Mbappe nga sonte mund të quhet edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.

Sulmuesi francez i është bashkuar klubin spanjoll si agjent i lirë, derisa ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”, shkruan “Gazeta Express”.

Pas zyrtarizimit të Real Madridit, menjëherë ka reaguar edhe Kylian Mbappe, i cili ka thënë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Një ëndërr e bërë realitet. Shumë i lumtur dhe krenar që po i bashkohem klubit tim të zemrës. Askush nuk e di se si po ndjehem tani. Mezi pres t’i shoh tifozët e Real Madridit, dhe i falënderoj për mbështetjen”, shkruajti ai në një postim në “Instagram”.

Mbappe do të prezantohet në Real Madrid pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “EURO 2024”./GazetaExpress/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT