Thursday, June 13, 2024
BallinaSportMessi: Real Madridi, ekipi më i mirë në botë

Messi: Real Madridi, ekipi më i mirë në botë

Ish-futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Real Madridi është skuadra më e mirë në botë, gjatë një interviste për Infobae.

Ai foli për plot gjëra, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve pikante.

“Ekipi më i mirë është Real Madrid. Është fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve”, tha Messi, i cili tani është pjesë e Inter Miami në MLS.

“Nëse është për shkak të rezultateve, është Real Madridi. Nëse është se kush luan futboll më cilësor, atëherë Manchester City i Pep Guardiolës”, deklaroi ai.

Në të njëjtën intervistë, Messi rrëfeu se nuk e kishte parë reprizën e finales së Kupës së Botës në Katar.

“Kujtimet e mia janë të gjitha aty. Mbaj mend ato që mbaj mend. Ka shumë gjëra që ndoshta më ikin. Por mirë, tani për tani do ta mbaj atë që kam, pa e rishikuar”, tha Messi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT