Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-NË DELTËN E HARRIMIT

Qazim Berisha-NË DELTËN E HARRIMIT

NË DELTËN E HARRIMIT

Nuk besoj se do të kthehem në avujt e së kaluarës së gjindosur
As në hijet e natës psheretimë
Nuk dua të bëhem psalmë lutjesh
Në natën e gjatë pa hënë.


Asnjë rrugë nuk të kthen në bregun e marazit
As në kepin harresës pashpresë
Do të nis të kërkosh rrugën e qumështit
Në galektikën e hirtë valë-valë.


Nuk do të arrishë në cakun e synimit
Se rrufet kepin qëllojnë
Kreshtat gjëmë të madhe do të lëshojnë
Gurrat si asnjëherë më parë do të shterrojnë.


Nuk besoj se do të kthehem në të njëjtën rrugë
Se mbarësia e lumit do të humbas
Nuk dua të bëhem pengë e së kaluares
Hapat të ndalojnë në deltën harrim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT