Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeUkraina thotë se goditi një nga avionët luftarakë më të avancuar të...

Ukraina thotë se goditi një nga avionët luftarakë më të avancuar të Rusisë

Ukraina tha të dielën se forcat e saj goditën një avion luftarak ultra-modern rus të stacionuar në një bazë ajrore gati 600 kilometra nga vijat e frontit.

Kjo pasi aleatët e saj perëndimorë lejuan Kievin të përdor armët e tyre për sulme të kufizuara brenda Rusisë.

Shërbimi kryesor i inteligjencës ushtarake i Kievit ndau fotografi satelitore që tha se tregonin pasojat e sulmit.

Nëse ajo që u tha konfirmohet, kjo do të shënonte sulmin e parë të suksesshëm të njohur të Ukrainës në një avion luftarak Su-57.

Avioni ushtarak i cekur më lartë është i lavdëruar si më i avancuari që e ka Moska, shkruan ABC News, përcjell Klankosova.tv.

Sulmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania autorizuan kohët e fundit Ukrainën për të goditur disa objektiva në tokën ruse me armët me rreze të gjatë që po i furnizojnë Kievit.

Ukraina ka përdorur tashmë armët amerikane për të goditur brenda Rusisë nën udhëzimet e miratuara rishtazi nga presidenti amerikan Joe Biden.

Njeriu që udhëheq ShBA-në, lejon përdorimin e armëve amerikane për qëllimin e kufizuar të mbrojtjes së Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT