Wednesday, October 23, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-PLAKU ME OMBRELLË

Murtez Asllani-PLAKU ME OMBRELLË

PLAKU ME OMBRELLË

Pse o plak
me ombrellë,
kur diellin e do
çdokush në verë?

Ah,more djalë
qenke i ri,
ombrella do t’duhet
më vonë edhe ty!

Xha Ahmeti,
kur diku shkon,
ombrellën nga dora
nuk e lëshon.

Kjo ombrellë
më shërben mua,
për t’u mbajtur
mos me u rrëzua.

Një ditë mori
këtë ombrellë
dhe vendosi
të shkojë n’det.

Në det kur shkoi
sa gëzim,
ombrella e tij
doli n’pushim.

Xha Ahmeti
shumë fisnik
u shoqërua
me shumë miq.

Ombrella ime
ka shumë vlerë,
si në dimër
edhe në verë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT