Monday, September 16, 2024
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Verën si ma çove !!

Miranda Troci Derti -Verën si ma çove !!

Verën si ma çove !!
( lirikë)

O bilbil i malit sivjet ku verove..
Që kto muajt e verës pa mu si ma çove..
Shpirt e zemrën time ma dogje si vera..
Ku sevdallise ndër korije tjera


Në mes gurgullimash në vetmi mke lanë..
Si zjarri që t.djeg besën m.kishe dhanë..
Më ke tharë shpirtin ma ke bërë thëngjill eshke..
Mbytur lotë e mallë këtë prag vjeshte..


Çe kyqe atë zemër që tre muajt e verës..
Pse nuk të qesh buza sot si tjera herësh.
Verën ku verove mua më lë në pikëllim..
N.të ka mbetë dashni eja shpirti im.

.
Vera shpejt kaloi e unë prapë të pres..
Si një gjethe vjeshte me pakëz shpresë..
Plagë përmbi plagë as gjak s.më ka mbetur..
Në trup jam e gjallë por shpirti mka vdekur.


Në lutjet përgjëruese me shpirtin e plasur..
Mbeti fjalë e thënë premtimi i pa mbajtur..
Thënë e s.tërthënë ditët kurrë nuk sosen..
Be po të baj verën ku verove…


Se ç.mban brenda vetes enigmë e s.ma thua..
N.mërzi më ke mbytë me shpirt të trazuar.
Në paq pak dashni mos e kyq ktë zemër..
Kam mbetur pa fjalë përlotur e tretur..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT