Tuesday, April 1, 2025
BallinaSportXherdan Shaqiri më meritori në fitoren e Baselit

Xherdan Shaqiri më meritori në fitoren e Baselit

Xherdan Shaqiri, është më meritori për fitoren e sotme të Baselit.

Sot, Shaqiri dha kontribut tepër të madh në fitoren prej 0:2 si mysafir ndaj Winterthurit, në xhiron e 29-të të Superligës zvicerane.

Ish-reprezentuesi zviceran, shënoi gol të bukur me goditje nga zona për 1:0, në minutën e 49-të.

Në minutën e 70-të asistoi për 2:0.

Baseli në xhiron e kaluar kishte pësuar 2:1 nga Young Boys, e para asaj ndeshje luajti 1:1 me Luzernin.

Skuadra ku luan “ShaqAttack”, renditet i dyti me 49 pikë, dy më pak se Servette.

Winterthuri është i fundit me 20 pikë.

Deri më tani, 33 vjeçari tani i ka dhjetë gola e 13 asistime në 25 paraqitje kampionale.

Leon Avdullahu e Xherdan Shaqiri, kompletuan ndeshjen te Baseli, derisa Albian Ajeti luajti prej minutës së 82-të.

E po ashtu edhe futbollisti tjetër shqiptar, Ledjan Sahitaj, debutoi në Superligën e Zvicrës, duke luajtur prej minutës së 88-të për Winterthurin./Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT