Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Mall

Mimoza Eliona Osmani-Mall

Dallgë shpirti ngre veriu ,

shkuma del bregut, përballë,

sa më ngjan me sy njeriu…!

Teksa ndrydh vetvetes mall.

Mbyllur qepallat, qerpikë,

mijëra ëndrra ,nxjerrë në rërë

Loti i syrit nostalgjik,

mund të mbysë një det të tërë.

Dallgë e detit vetvetiu,

nuk është ngritur asnjëherë,

O arsyeja lot si shiu …

O ka fryrë mallin një erë…

Dallgë shpirti ngre veriu…

Sa ngjan si sy me qepallë …!

deti detin e përpiu…!

Përplasur në bregun mall.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT