BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-UNË

Enver N. Rexhaj-UNË

Fjal e parë, jam premtimi,
Fjal e dytë, harroj betimin,
Fjal e tretë, dal në ekran,
Flas për dritë, përhapi mjegullnaj.

Jam i majtë e jam i djathtë,
Sipas erës kthej dhe krahët,
Sot me popull, nesër larg,
Veç karrigen mbaj në prag.

Jam programi e jam fletushka,
Jam duartrokitja dhe fishkëllima,
Jam statistika që del për mbarë,
Kush pyet për hallet, s’dukem më fare.

Ura ndërtoj me fjalë të arta,
Në letër qytete, në tokë balta,
Kur vjen puna për hesap,
Fajin e ka moti, era, hëna prapë.

Hap diga si kalamaj,
Pres shirat me duar n’ajër,
Mbjell fabrika nëpër fjalë,
Korr duartrokitje në çdo hall.

Burrat më thërrasin babë,
Pleqtë më lënë amanet fjalë,
Fëmijët qajnë kur s’dal n’ekran,
Dielli lind veç me ferman.

Jam kuvendi e jam opozita,
Jam pyetja e jam përgjigja,
Jam bilanci e jam deficiti,
Jam lavdia e jam meriti.

Kur premtoj, çelin zambakë,
Kur flas unë, pushojnë dallgët,
Kur buzëqesh, forcohet leku,
Kështu thotë vezhbanka vjetër.

Kush kërkon hesap e shifra,
E shpall armik nga foltorja,
Kush më lëvdon, bëhet dijetar,
Kush dyshon, del tradhtar.

Kush më beson, e quaj mik,
Gazetarët që pyesin, bëhen armik,
Deri në votë jam shërbëtor,
E më pas unë sundoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT