Një vuajtje e madhe ju ra hise
Lindët në kohën kur vishej zhguni
U shkolluat pakë, të ndarë me fise
E në gjak, ënde u vlonte kanuni.
Më vonë, u shtirët si komunista
Baballaret e juaj, të lindun nga prindër ballista
Kështu u krijua një kombinim i ri
Pakë me kishë, pakë me xhami.
Ama, nuk dua të ju hy në hak
Kur e kuptuat se atdheut i mungonte liria
Rrugës, mençurisht i bëtë lak
E bertitet, poshtë Jugosllavia.
Ju e mbajtët ndezun fitilin e liris
Ne u djegëm me guxim…
Grusht u bëmë sëbashku drejtë ardhmeris
Ne fëmijëve të juaj, n’a takojë nderi për flijim!