Kohë pa emër
Jam i tronditur…
I tronditur e gjer në palcë të ashtit i zhgënjyer.
Kjo botë , kaq shumë çoroditur!…
Edhe pse njeriu , ndër të gjitha krijesat , është krijesa më e përkryer.
Në cilin shekull , sot jetojmë?!…
Është Era e Re , apo mos ndoshta bota , e egër është , si në lashtësi!
Fakte historike për barbarët , përse nën rrënoja i kërkojmë?!…
Kur vetë shoqëria njerëzore , e ushqen barbarizmi në vazhdimsi.
Ndezur lufta në Ukrainë…vrasje , përdhunime..masakra çnjerëzore!
Bombardohen shkolla e spitale , vriten fëmijë – ah!…si nuk pëlcet kjo zemër!
E kërcënuar bota , në çdo moment…nga një luftë e tmerrshme bërthamore!
Kjo kohë absurde , kërkon të ngjallë perandoritë…po jetojmë në kohën pa emër.
Kjo ditë nuk erdhi papritur.
Prej kohësh kishte nisur , gara e çmendur e armatimit!
Çmenduri , që prej qiellit nuk kishte zbritur.
Është shpenzuar aq shumë energji e para ,
për çfarë?!…për shfarosjen e njerëzimit!…
Sa çudi!…
Një njeri , prej çmendurisë marrosur!
Kërkon të ngjallë perandoritë ,
përsëri!…
Megjithëse ato , prej kohësh janë varrosur.
Nuk pyesin për çmimin , që popujt paguajnë!
As për masakrat , që botën po tmerrojnë!
I rëndë duhet , ndëshkimi për t’a…
me fatet e popujve , kurrë më të mos luajnë.
Në paqe e në harmoni me njëri – tjetrin , njerëzit të jetojnë.
Të jemi të gjithë bashkë…për paqe e prosperitet , të rrahë çdo zemër.
Të punojmë më shumë , të ndalojmë në kohë…të tilla çmenduri.
Pranvera të lulëzojë , të mos ketë vend më…për kohën pa emër.
Ëndrrat më të bukura për jetën…t’i bëjë realitet , çdo njeri.
Në fije të perit.
Ingranazhe të ndryshkura
me dhëmbë të thyer…
bëjnë që të lëvizë bota.
Dhe bota… mezi lëviz.
Prej tronditjesh të mëdha ,
gjithnjë e rrezikuar.
Tronditje….
Që shumë shtrënjt duhen paguar.
Me jetë njerëzish të pafajshëm.
Me lumenj gjaku të kulluar.
Jeta e njerëzimit….
Varur në fije të perit.
Në mëshirën e Tomit
e të Xherit.
Për njerëzimin….vajmedet.
Nëse shëndetin mendor e humbet.
Tomi…..ose Xheri.
e prej tyre…..këputet peri.
Për fat të keq ,
kjo punë po shkon për dreq.
Se Tomi….
Dhe ndonjëherë dhe Xheri ,
nuk janë dhe aq mirë.
Mos o zot…..na ruaj ti
vetëm tek ti , kërkojmë mëshirë.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Nuk numrohen trimat , që ka njohur dheu
Një në njëmijë vjet , lind si Skënderbeu
Që të mbeten përjetësisht në histori
Për kombin që i lind , dritë e krenari
Një dhuratë e shenjtë , dhuruar prej zotit
Djali më i vogël , i Gjon Kastriotit
Ditë të vështira , kalonte Arbëria
Ndaj dhuratë për të , bëri perëndia
Katër djem të Gjonit , peng merr Anadolli
Por Turqisë i duhej , Gjergji…më i vogli
I ndërruan emrin e besimin në fe
” Turqinë do të njihte , sikur ka atdhe “
Gjergji brenda shpirtit , ruante Arbërinë
Me vullnet të hekurt , ruajti fshehtësinë
Me treqind kalorës , në çastin e duhur
Planet e sulltanit , u kthyen në pluhur
Në Kalanë e Krujës , lart u ngrit flamuri
Arbërisë mëmë , fort i shëndrit nuri
Thirri të gjithë burrat , mbledhur rreth flamurit
Vdesim për vatanin…dhanë besën e burrit
Njëzet e pesë vjet , tmerr ka parë ushtria
Sulm i Skënderbeut , vjen siç vjen stuhia
Binin ushtarët turq , si fijet e barit
Si të ishin flutura , në flakën e zjarrit
Vetë sulltani erdh , në krye të ushtrisë
Mbi supe mban turpin , iku drejt Turqisë
Gjysmën e ushtrisë , e ka lënë në Krujë
Humbur gjysma tjetër , bërë krejt rrumujë
Më vonë…sulltan tjetër , provon zotësinë
Ikën t’shpëtojë kokën , pa kokë lë ushtrinë
Dhe ushtria thyhet , mbulohet me turp
Ku të vrarë mbetën , mijëra ushtarë turq
Nuk numrohen trimat , që ka njohur dheu
Një në njëmijë vjet , lind si Skënderbeu
Që të mbeten përjetësisht në histori
Për kombin që i lind , dritë e krenari