Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-Malli për shtëpinë e vjetër

Rizah Reshani-Malli për shtëpinë e vjetër

MALLI PËR SHTËPINË E VJETËR

Më mori malli për shtëpinë e vjetër

Muruar me gurë, mbuluar me rrasa

Ku si fëmijë luaja ditën si ketër

Argjila e zemrës kur ishte si mjalta.

Magjetoret ku më ndiqnin me tëhollojsa

Faroshin e troshave kur ua derdhja për sherr.

E më shpëtonte nëna Xhemile e zonja

Vajzave kur ua fikja llampën najherë.

Të ngjitesha vetëtinthi shkallëve të drurit

Me freski malesh të kënaqesha në hajat

Te ogjaku ta shijoja bukurinë e gurit

Në ëndërra të rritesha natë për natë.

Në odën e burrave të ulesha te trapazani

Urtinë ta mësoja nga urtakët e Oxhakut

Ujë ibriku të pija nën hije mani

Dardhat vjeshtore te Ara e Plakut.

Të ikja nga kjo botë hipokrite e nalete

Me lule të kauçukta, bufa e pallate të thata

Ku ka shumë shi shpirti i kësaj jete.

Pak mendjendritur e shumë kokëkashta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT