BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-HESHT TRYEZA MBUSHUR PLOT

Luan Sheshi-HESHT TRYEZA MBUSHUR PLOT

Hesht tryeza mbushur plot,
as me bukë, as me thërrime,
fletët mekur mbi një pikë lot,
rreth e qark gjithkund kujtime…

Dhomë e zbehtë pa shandan,
rënë kërrusur…mugëtirës,
Hëna bredhur…anë e mban,
drita shterur…shkretëtirës…

Loz një fletë, kërcet një tjetër,
shend dhe gaz…nën rrëmujë,
mukut mpiksur…pritje e vjetër,
mes dritëhijesh…pa bër bujë…

Hesht tryeza mbushur plot,
hallakatur…prej dëshpërimi,
fletët mekur mbi një pikë lot,
dendur keq…mbi to trishtimi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT