BallinaVitrina e libritRagip Gjoshi-SIMFONI E Ç’AKORDUAR

Ragip Gjoshi-SIMFONI E Ç’AKORDUAR

SIMFONI E Ç’AKORDUAR
(Parantezë)
Në kreshtat tona plisbardha
Në degë lisash ka zogj shumë
Mbretëreshë shqiponjë e pagjumë
Këngë kanarinash, gumëzhin
Këngë zogjësh e cicërimë
Gugatje e krrokamë – kakafonia
Tazohet e tëra harmonia
Trazohet e çakorduar simfonia…
1.
Kanë pëllumba male dhe kreshta
Kanë dhe korba ferra të shpeshta
Korbiat krokasin lart mbi një lis:
Poeti dhe pëllumbi jemi një fis!

Ngjyra i dallon shekuj me rradhë
Korbi është i zi e pëllumbi i bardhë!
Pëllumbi në flatrim, tha me urti:
Jo veç në ngjyrë dallojmë unë e ti!

Ka pëllumb të shkruar e me ngjyrë
Kudo në botë i dashur në çdo mënyrë
I bardhë, sçepartë, kur askend s’ka fyer
Zemrërbardhe punë e flatrat papërlyer.

Nëpër çati, e në dritare ciceron
Në kaltërsi shumë lartë flatron
Shumë më ndryshe n’çdo opsion
Ndryshe nga korbi ai ëndërron…

Shpend i butë a i egër krahëshkurtër
Pendëbardhë, ngjyrë hiri në të kaltër
Me gushë plot gugatje, pak të dalë
Dhe me pupla në këmbëbardhë
Flutrimgjatë metaforë e butësisë
Shpend simbol i pastërtisë, e bukurisë
Shpend simbol i paqës e lumturisë
Gugatje pëllumbash fëmiu në djep
”Pëllumbi i nënës” djali kur gji i jep!
2.
Zog trupmadh,pendëzezë zezuar
Lind e rritë nëpër drurë i vetmuar
Pendëzi,e krakëllimëzi i mallkuar
Përherë rob, e përvjet korb të thanë
Zogjtë e tij shpërndarë n’ katër anë
Kurrë s’u zbardhen e pendat s’iu ranë
Korbi korbit s’ia nxjerr sytë,thonë!

Gjithmonë korbi ishte e mbeti i zi
Dhe çdo punë në histori,fisi i tij
Kurbi s’i ka të zeza veç puplat
Edhe krokama e tij është e egër
Të ushqyerit e ka me coftina
Konsiderohet shpend ogurzi!

Korbat shërbenin simbol i fatit të keq
Iu shërbenin perendive,korrier u heq
Apolloni e përdorte një korb të bardhë
Për ta “spiunuar” të dashurën Koronisa
Spiunimi ”i padrejtë” shkeli privatësinë
Më pastaj shkeli kodet dhe dashurinë.

Korbi solli lajmin për ”tradhëtinë”
Se dikush ia kishte vjedhur dashurinë
Pastaj,as të “bardhëve” s’ua pa hajri
As nga korbbardhosh, “spiun-bardhi”.

Mbetën korbat shpendzinj përjetë
Me krrokama trishtimi malit me fletë
Por ,korbave, të vegjlit e vet,këmbë e kokë
Iu duken, përherë,më të bukurit në botë!

Korbi qe krijesë e parë që mësoi ritin e varrimit
Qëkur Kabili,u bë vrasësi i parë,i vëllait Habilit
Si duhej ta varroste viktimën e pare t’njerëzimit.

Dhe sa herë dikush është çuen peshë
Atdheu shfryu dhe atë keqe mallkoi
Ngjyrë e pupla të korbit i dëshiroi…

Korb i zi gjen streh në shkrepa
Kurrë s´mësoi t’flatroi mbi plepa
As të mësoi ritmin e flatrave n’valle.
As të ndjekë vallet e pllumbave
3.
Në mes furtunave korbi kokthatë
Përalas krahët e zi dhe veç krrokatë
Flatron dhe kokën e mban të lartë
Monument së keqes mbeti ndër shekuj
Pas len veç gëlasa dhe të keqe vepër…

Udhëve të zeza korbi i zi,plak e i ri
Rrotullohet e çrrotullohet mbi çati
Dridhet e përdridhet ky ogur fatzi
Është ky shpend veç me një ngjyrë
Shpend me flatra,përherë i pafytyrë.

I lodhur duke rrah krahët,s’ndalet dot
Derisa sytë t’i mbylli,e t’shtrihet përtokë
Flatrat rrah e i ziu,dot s’turprohet
Fatkobi,korbi i zi dot s’korigjohet
Dot s’bëhet i ziu pëllumb i bardhë
Dhe me shekuj të pret në rradhë!

Pëllumbi vështron e korbin mallkon:
Haram i qoftë qielli kah flatron
Haram i kofshin coftina që copton
E marrtë vdekja, se vdekjen meriton
Ai pendëlzi , siç është dhe zemra e tij!
Do të shtrihet korbi i pashpirtë përtokë
Se korbi s’e ndin vetëvetën pëllumb dot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT