TOKA
Zonjë e rëndë, e stolisur kaq bukur,
me diellin e plotë, e dashuruar,
gjoksin, prej qiellit, oksigjen të mbushur;
gjoksin tënd të begatë dhe të praruar.
Zemrën e ke zjarr, mbërthyer në vullkane,
brënda në gji fsheh ar e flori,
tua dhurosh bijve të shtrenjtë, në ditë dasme;
luleve të jetës që të zbukurojnë dhe të përtërijnë.
Ti noton pandalë në detet e gjërë,
Oshtinë në frymëmarrje me lumenjtë e shumtë;
na flet me pëshpëritje gjethesh të blertë;
në rrotullimin tënd, netve, na vën në gjumë.
Shkelqen në pole nga akullnajat;
I mban të ngrira mos të na përmbytin,
në Ekuator mban ditët e gjata,
lodron bashkë me diellin në stinët e vitit.
Na zgjon me simfonitë e zogjve këngëtar,
për ditë të re, me shpresë dhe gjallëri;
me gravitetin tënd, të lidhur na mban,
përjetsinë e kemi, të sigurtë, në ty.
Na mban dhe na rrit me aq shumë dashuri;
në ty shenjojmë hapat tonë të parë.
Çdo gjë jetike dhe të çmuar e kemi nga ti;
buzëqesh e gëzuar, kur hapim ugarë.
E gjithë njerëzia ndërton mrekulli,
nëpër shekuj, përherë e më përsosur;
lartojmmë jetën me dije dhe dashuri,
duke falenderuar ty edhe Zotin!
Gjithë faunën dhe florën i ke fantastikei,
çdo gjë për filizat e tu që i lindë.
Për bijtë e mbarë, sa ndjen krenari;
rëndë tronditesh nga të shtrembrit; të ligjtë.
Nënë e vuajtur, pa fund e pa anë,
e djegur, gjakosur; me frymën të nxënë,
nga bijtë e trullosur,tradhëtar me damkë;
nga kriminel dhe gjithë ç’han në atë sahan.
Lëkundesh tronditur, lebetitesh zëçjerrë,
e thinjur siç je nga të gjithë padrejtësitë;
kam frikë, se po të përmbytesh dhe një herë,
kurrë s’do kërkoje, të dalish prap në dritë……
Në agun e ditës, të buzëqesh dielli
dhe TI mënjanë, hedh halle dhe derte.
Siç je djep i jetës, je dhe banesë e fundit prej floriri;
pa dallim, në gji, të gjithë na merr me vehte.
O nënë e dhimsur, e duruar zemërdielli,
na mban për dorë; na përcjell dhe na pret;
në të gjithë galaktikat e pafundme të qiellit,
kaq të çmuar sa ty, askund s’ka planet.
