Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Lepurushi (i egër)

Andris Lleskai-Lepurushi (i egër)

Lepurushi (i egër)

Lepurushen e butë

e qarkoj

me buzë,

e kafazoj

me krahët e mi,

e ekzekutoj

me dhëmbë e kafshë-rime,

pastaj e ringjall

kur të më ketë dalë pija e gjumi

me një puthje

ende pa lindur dielli:

-Mirmëngjes,

dita e re filloi.

-Më dhemb gjithë trupi….

-Më djeg çdo muskul!…

Ditë e re ka nisur,

çarçafët pasqyrojnë

bardhësinë e trupave tanë

të zhveshur.

Ajo e vdekur

mbi gjoksin tim varroset

duke buzëqeshur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT