Saturday, March 14, 2026

MALL dhe MERAK

MALL dhe MERAK

Një mall më kaploi…

Në shtëpizën e vjetër,

nga dritarja të depërtoj:

– Të gjej prindërit emërmirë,

me dritën e shpirtit.

– Të shijoj bukën e ngrohtë,

pa koren e mykur.

– Të ringjall shpresën dhe

etjen ta shuaj,

për vendin tim të plakur.

– Të rrëmbej gjumin e ikur,

me faqen mbështetur,

aty në pragun

“e ligur”.

Unë, i djeshmi i heshtur…,

vjershêtor i habitshêm e çapkên dashurishê…

Nuk besoj tê jem bêrê i bezdisur kur zêrin ngre:

– Kundër njerëzve të çartur,

që njerzillëkun humbasin

– Kundër atyre që dashuritë

i hedhin në pejsazhe të largëta,

që me stuhi të frikëshme

dhe shkreptima aventuriere

horizontin e sjellin të mangët

Tipa “gladiatorësh”

të vdekur… legjendave,

mbytur këngëve

me fjalë të verbëra e boshe.

Madhështoren dhe bukurinë

e bren shiu dhe lluca,

që hedhin gazetar e drejtues “xhuxha”, emisioneve.

Nuk dua të bëhem

një dëshmitar i bezdisur,

ngaqë jam, disi i gjezdisur.

Nuk dua të jem

simpatik i një pavërtetësie

dhe pauzat ndjellakeqe,

më ndjekin si hije.

Jetojmë dhe shkruajmë

në kohë të rënda,

ku pabesia e mashtrimi

vishen me kostume të shtrenjta e kêpuc tê rênda.

Ku befasitë e kësaj jete

mbulohen,

me frikë

dhe lojra të përgëra….!

-Poezi nga Ylli Pollogati

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT