Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me vargjet e poetit Shkelqim Ziraj

E diela poetike me vargjet e poetit Shkelqim Ziraj

I RASH DREJTË E DREJTË

Kam dashur ti bëj disa gjëra më mirë,

Mundësitë si kisha, ndaj dhe nuk i bëra,

Dhe qiellit tentova t’ja rrëmbeja një yll,

Por ja që në jetë s’realizohen të tëra.

Sa e sa raste kam hedhur tej në jetë,

Saqë netëve do flija shtruar mbi flori,

Por s’isha si drapëri të korrja “trofetë”,

I rash drejtë e drejtë dhe mbeta njeri.

JETOJMË NË KOHËRA TË DHJERA

Jetojmë në kohëra qesharake,

Ku injoranca matet me kile,

Për çik nder nxihen dy faqe,

Dhe vetja jote ta ka me hile.

Jetojmë në kohëra të dhjera,

Përditë hasim nga një hendek,

Ku vlerat janë të pa vlera,

Dhe nderi mbetur pa brek.

Jetojmë në kohëra të frikshme,

Ku kotësitë marin lavdi,

Të paligjshme bëhen të ligjshme,

Dhe dhimbjet vishen me stoli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT