ZEMRA I RUAN CA FJALË
Edhe pse më shikon rrallë,
edhe pse ecjen e ke të ngadaltë,
zemra nuk të vdes për DASHURINË
me mall i ruan ca fjalë…
UA QIELLIN E SYVE TË TU…
Dua qiellin e syve të tu, nuk dua qiell tjetër…
Këtu i dua fluturimet e ëndrrave…
Vështroj ato-sy qiell që më fal dritën,
që kurrë nuk u mërzitën…
Dua qiellin e syve të tu që nuk ndërrojnë ngjyrë
të shëtis, të pushoj, të ëndërroj…
Qiell, të dashuroj!..
DASHURIA KA EMRIN GRUA
Dashuria nuk është jetime,
e ka emrin GRUA…
Brenda shpirtit të saj
lindi dhe mori rrugë fjala: “Të dua!”
Jam fatlum UNË apo BOTA: – Të dua zemër!
Gruaja e shpiku këtë fjalë mrekullie.
Sa herë që përmend fjalën: -Të dua!
Zemra e dashurisë mbart moshë rinie!
