Monday, August 4, 2025
BallinaShowbizBeatrix paralajmëron padi ndaj një qytetare, ja arsyeja

Beatrix paralajmëron padi ndaj një qytetare, ja arsyeja

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave.


Ajo para disa ditësh publikoi një video ku fliste për bullizimin që i është bërë gjatë kohës së fundit.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e mbas.

E siç duket një padi e pret edhe njërën nga ndjekëset e saj, pasi ajo ka kohë që i dërgon Trixës mesazhe negative, e kjo e ka irrituar këngëtaren ku dhe ka publikuar mesazhet.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjek çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë”, ishte mbishkrimi i Trixës.

Ndryshe Trixa ishte pjesë e “Big Brother VIP” ku edhe krijoi një lidhje me Donaldin, mirëpo kjo lidhje u përfundua pak kohë pas përfundimit të spektaklit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT