Thursday, December 25, 2025
BallinaSportChampions League: Sonte mësohet gjysmëfinalisti i dytë

Champions League: Sonte mësohet gjysmëfinalisti i dytë

Kompeticioni më prestigjioz në botën e futbollit për klube, Champions League mëson sonte edhe skuadrën e dytë finaliste të këtij viti.

Manchester City dhe Real Madrid zbresin sonte në fushë për një tjetër betejë, pas asaj në ‘Etihad Stadium’, të cilën ‘Citizens’ e fituan 4:3, shkruan lajmi.net.

Real Madrid synon përmbysjen para tifozëve të vet në ‘Santiago Bernabeu’, ndonëse praktikisht do të jetë një mision i vështirë.

Gjyqtari i këtij takimi do të jetë italiani Daniele Orstao.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City luhet me fillim nga ora 21:00.

Fituesi i këtij çifti përballet në finale me skuadrën e Liverpool, e cila siguroi mbrëmë biletën për finale.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT