Thursday, December 25, 2025
BallinaSportEmery reagon në Twitter pas eliminimit nga Liverpool: Do të bëhemi më...

Emery reagon në Twitter pas eliminimit nga Liverpool: Do të bëhemi më të fortë

Skuadra e Liverpool në ndeshjen e mbrëmshme kundër Villareal arriti të triumfonte me rezultat 2-3, me ç’rast u kualifikua edhe për në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë brenda pesë viteve.


Në një postim në Twitter trajneri i Villareal, Unai Emery ka uruar klubin e Liverpoolit dhe trajnerin e tyre, Jurgen Klopp për suksesin e arritur, ndërsa ka shkruar gjithashtu se ka qenë një rrugëtim i bukur në Europë.

Ai shkruan më tutje se në të ardhmen do të bëhen më të fortë por gjithmonë bashkë së bashku me tifozët dhe klubin, kurse ka shtuar po ashtu se duhet të jenë të fokusuar tani në përfundimin sa më të mirë të sezonit.

Kujtojmë se ‘Nëndetësja e Verdhë’ kishte një rrugëtim të jashtëzakonshëm këtë sezon në Ligën e Kampionëve pasi që për të arritur deri në gjysmëfinale kishte eliminuar klube të famshme si Juventus dhe Bayern Munich.
Ata po të kishin pasur pak më shumë fat mbrëmë do të kishin eliminuar edhe skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp sepse në pjesën e parë barazuan rezultatin e përgjithshëm në 2-2. Megjithatë, lojtarët e Liverpool në pjesën e dytë hynë me motiv më të lartë dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT