PO VIJ TANI
Po vij! Po vij tani nga atje..!
E ku nuk isha me ju as n’mot
Po edhe ku nuk isha as dje
E ku do të jemi bashk sot !
Kam gjetur një testament
Një vullnet për të vazhduar
Për çdo pengesë në jetë
Kur rruga bëhet e vështirë.
Gjithçka ishte aç e errësuar
Nga stuhia errët e drithruar
E inkurajova veten për të duruar,
Që kjo errësirë na duhet kaluar!
Dihet se Jeta sjellë të mira
Por edhe shumë të papritura
Që të sfidojn deri në atë pikë
Sa të marrësh një vendim
…
Për ti trajtuar por edhe me shqyrtuar
Sa që ne fund duhet ju përgjigjur…,
Seciles veç e veç që të ndihesh mirë
Por edhe asesi jo i lënduar nga Jeta..
ËNDRRIM PRANVEROR
Ëndrrim i bukur vetëm ty të dua….!
Si një ëndërr e bardhë mbi këtë botë,
E kur shikoj rrezen e diellit si ndriqon
Brengat e dhimbjet e viteve na i shuan!
Po ëndrroj pranverën,e aromen e luleve.
Me fushat e gjelbruara e nxehtësi diellore.
Shtëpi e dashur e vjetêr e sa shekullore!
Në gjokset e mia ti je lumturia shpirtrore
Le të kaloj kjo stuhi dimri me gjithë borë!
E natyra të merr shkëlqimin e saj të plotë.
Shëtitjet nëpër parqe, një ëndërr rinore…
E priti një nxitim për në vendin Arbërorë.
Duke pritur muajin e Prillit me padurim
Të dal në buz të lumit te vendit tim..
Të shiqoj sprkallat e bardha te lumit Drin.
Ku atje cicrërima e zogjve s’ka mbarim !
VETËM PAKËZ DRITË
Pakëz dritë në këtë të errtën ditë,
Planet i ndriçuar,në këtë gjysmë dritë,
Më duken disa rreze dielli kanë mbetë
Pakëz ngrohtësi, e shqetësim i thellë.
A po humbin fëmijët në këtë luftë ?
Ndoshta nuk po mendon askushë .
Po e perjetojnë,po perballen me t’merrin!
E ju mos ndaloni përkrahjen e humanitetin.
Fëmijët e vegjël të pafajshëm po vdesin
Pavarësisht thirrjeve që njerëzit do të japin.
Ne duhet të jem të fortë me shpresë,
Epo të mendoni, për këtë mirë,njëherë. .!
Pak dritë në këto ditët me errësirë..
Planet i ndriçuar, në këtë gjysmë dritë,
Po i përqafon fëmijët e uritur e të vdekurë.
E duke hedhur një mallkim mbi zuzarë !
