DITE DIMRORE NE MAJ
As dimer i bute, as dhe i marre
Tri dite dimri
Ne maj.
Viza te zjarrta vizatohen qiellit
Dite te turbullta
Pa driten e diellit.
As ndjen qetesi, si qetesim
Andej shkreptin
Ketej bubullin.
Si ndjehesh mire, si rri rehat
Peisazhe dimri
Ky maj mbart.
NJË VAJZË
Në qytetin e liqenit njoha me një vajzë,
Një vajzë me hire, e butë dhe e bardhë.
Në buzë të liqenit mes drurëve simpatikë,
Një herë më thotë eja, një herë më thotë ik.
Kur mua më sheh, me shikimin pastaj,
Sikur më sjell mua në moshë të saj.
Dhe pastaj kur sheh larg tutje larg,
Unë në kohë ajo në moshë të saj.
Dritë dhe vetëm dritë fytyra jote e bardhë
Nga unë e merr dritën mua ma kthen prapë
Dritë dhe bukuri gjer në madhështi,
Drita që kam unë më vjen nga ti.
Në qytetin e liqenit nuk ka një orë,
Ty me bisht të syrit mua shenjë me dorë.
Ikim e dashur dhe të marim rrugët,
Matanë liqenit brigjeve të Strugës.
SHTËPITË TONA
Shtëpia e nënës
Dhe e tim eti
Në këmbë të kodrinave
Përballë ka detin.
Shtëpitë e gjyshërve
Rrëzë pyllit ishin,
Goma hijet,
Në oborrin tim
.
Shtëpia ime
Në periferi,
Të Durrësit dhe detit
Shtëpia e ullinjëve,
Shtëpi e dafinave.
