FANITJE
Gjithçka përreth merrte formë
pengesash…
Gji të lashtash,
grami shtrinte rrënjë e gjethe,
Shtatin zgjatnin silueta të varfëra
me mistere të vockla,
ngutnin frymët e ankthshme
e ngjethshëm zhvendosnin re,
Errnin praninë e kahershme të një rrezeje…
Fëshfëritën mendimet më të heshtura,
Tërsëlliu porta,
hijet tollovitëse në rritje la jashtë,
e feksjes së agut,
ajo shkëlqeu më shumë…!
Poezi nga Rudina Muharremi Beja