Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritMusa Jupolli-7 copë Shqipërie

Musa Jupolli-7 copë Shqipërie

7 copë Shqipërie
Për ato 7 copë Shqipërie,
Varg pas vargu shpirt thyer,
Shtatë palë tokë e qiell,
Nuk na i falin gabimet tona,
Hiq më larg se Diocleciani,
Po ai Leka i Madh, po Pirro dikur,
Gjergji na i tha e ne nuk e dëgjuam,
Aty ku drita dhe diamanti me një sy,
N’ Ilirishten e parë, nga gjeneza e saj

.
E vargshme muzë, ç ‘farë të ndodhi
Çmendje apo kallje shpirti nga metaforë
Mos vallë në dehje të rrënjëve tua
U dehe me atë bukuri deri në verbim!


Hapi sytë Poet,
Je i dënuar në shtatë palë qiell e tokë,
Pa himnin me 7 copë Shqipërie,
Gabimet nuk do ti falë,


Këngët e dasmave,
Ato të vajtimit dhe as ato të lindjeve,
Pa librin tënd mos shndritë Shqipëria,
O qielli im i Diellit tim,
Dallgë të tmerrshme Atdheu, me lotin tim,
Parajsë e 7 cop’ Shqipërive!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT