Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Kur Qyteti (s’)flen

Andris Lleskai-Kur Qyteti (s’)flen

Kur Qyteti (s’)flen

Çdo gjymtyrë e imja
mbërthyer mbi tënden,
jo për trupin tënd dëshira
por për t’pushtuar mendjen.


Pasi gjumi ty të kaplon
3 orë larg agut të mëngjesit,
dal të tymos në ballkon,
të qëmtoj gjallesën e qytetit

.
Kundroj teksa të tjerët flenë,
më shumë pallate sesa lulishte,
megjithëse e përqafoj të renë
dashuroj, në nostalgjishte!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT