Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-NUK JEMI TË NJËJTË

Fazli Ferati-NUK JEMI TË NJËJTË

NUK JEMI TË NJËJTË
Nuk shohim të gjithë njëjtë
siç shohin disa
edhe pse çdo njëri
sytë në ballë i ka


Nuk mendojnë të gjithë
siç mendojnë disa
edhe pse çdo njëri
mendtë në kokë i ka


Nuk kuptojnë të gjithë
siç të kuptojnë disa
ka fjalë me shumë kuptime
t’kuptohemi drejt ashtu siç i tha


Për gjërat që si kuptojmë
mos të gjykojmë
se shumë lehtë të tjerët
mund t’i lëndojmë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT