DO TË RRITËN PLISAT E LISAT !
Aty ku thahen lisat,
e harrohen plisat,
ngulfatet tradita,
vendi nuk ka mê,
aromë tredafili..!
Aty ku cenzurohen gazetat,
rrenohen teatrot dhe
mbyllën shkollat,
aty ku heshtin intelektualet,
e krenohen pushtetarêt;
cungohen vrazhdë,
arsimi, dija e kultura,
ngulfatet demokracia,
zbehet ardhmeria!
Por kohérat ndryshojnê:
vjen dita qê pushtetaret
e intelektualet heshtak,
tê skuqën e tê turpërohen,
shkollat të rihapen,
teatrot tê rindertohen,
të sundoj ligjëshmeria,
brezit tê rinjê ti hapet pêrspektiva.
Dhe mirë kanë thënê dikur;
vetem durim, urti e mençuri,
sepse “ Kungulli nuk shkoné,
gjithëmon mbi ujë”!
Do tê vije koha e rritês e
shumimit tê plisavë e lisavê,
dhe e largimit gradual,
tê të gjitha tê këqijave,
nga trojet tona tê mira!
Dhe më përkushtim e krenari,
si popull liridashés e paqêsor,
do tê rrugëtojmê drejt jetés,
humane e dinitoze dhe
rrugês sê qyteterimit!
“Kungulli nuk shkonë,
gjithëmon mbi ujê”…
në trojet tona tê bukura,
do të shumohen plisat
e nuk do tê thahën lisat!
