Në nokturnin e dytë
Shkallët e ditës të diellnuara,
duke mbledhur kujtimet jam thinjur:
- them para pasqyrës,
kur buzëkuqin lëpij si puthje të lugët,
mëngjesi që endet kukafshehtas,
mbi tasin e kafes avullnxehtë,
pas derës,
një kupë ujë për macen,
që pas xhamit më heton rrudhat e qafës,
se i kam numërura të gjitha puthjet,
në sheshin e Republikës,
me libra heretikë,
me kapakë të zhultë,
por, nuk jam e sigurtë,
për dantellat e zeza të hedhura,
kuturu,
(me fantazmat e natës së shfyrjes me pijanecë,
drogaxhinj dhe…dhe
klane orgjish të tredhura në hirnore cigaresh)
në qytetin e marrë,
në qytetin e çmendur,
në qytetin nervoz,
të orgazmave të burrave pijanecë,
kur shkallëve stërpikin me spermë,
derdhjet dh gropsinat e rumit,
netëve të zhurmëta,
fenerët e kuq kanë veshur taka,
në mesin e Zogut të Zi,
rebelim mbytës kurvash të virgjra,
me mesazhe zjarrmuese,
shkulmuese në haremet e Bllokut të Kuq,
se në thurimën e fundit të cigareve,
ka drogë, sex, neveri,
dhe 0 % identitet,
se rrugëve të ngushta,
lypsarët dhe lesbiket,
përqafojnë vetveten në kupolat e plehrave erëkalbur.
