E pashë të ulur dhe në kolltuk,
dhe në karrike, dhe në një stol,
dhe mbi një dru…
Kudo me hijen e elegancës
me thjeshtësi e delikatesë,
Eh, ç’kënaqësi! Shihja të ulur, një femër zonjë
e jo ndonjë, që dukej siburrë!
Por edhe kur jeta e nervozuar,
me duf furtunash e prepotente
i hoqi kolltukun, i prishi karriken
e i copëtoi dhe copën dru…
e pashë prap ulur me hijeshi,
si lule e bukur që reziston e çel dhe mbi gur.
