Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritMehmet Rrema-EJA NJË HERË MILLOSH GJERGJ NIKOLLA!

Mehmet Rrema-EJA NJË HERË MILLOSH GJERGJ NIKOLLA!

EJA NJË HERË MILLOSH GJERGJ NIKOLLA!
Eja dhe një herë o Millosh Gjergj Nikolla
Me ato vargjet tuaja dil prapë në shesh
Eja na fal pak nga rebelimi yt zemrave tona
Me grushtin e fortë këtë mal ta bëjmë përshesh


Ta shohë mali sa i fortë është poeti
Ai që me një fjalë diellin ul në tokë
Ai që ka zemrën të gjërë sa detii
Ai një mijë herë vdes e rilind për këtë tokë


Eja Migjen hiqja frikën që paralizon shpirtin
Se ky vend ka nevojë për Këngët e Rinisë
Ka nevojë për fjalën tënde që errësirën ta davariti
E një ditë të re me diellin alegorik prap të rinisë


Eja të rebelohemi, kam nevojë për ty
Se tollumbat e Lulit më vrasin çdo ditë
T’ua themi me forcë pa frikë e zor në sy
Ta ngrejmë grushtin or miku im pa frikë
Eja Millosh Gjegj Nikolla, eja një herë

Legjenda të misërit më nuk mund ta durojmë
As një qymyrshitëse shpresëhumbur të mjerë
Eja Këngën e Rinisë bashkë të këndojmë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT