Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Çast..

Marjeta Shatro Rrapaj-Çast..

Çast…

I tkurrur hesht mendimi,

derisa të zgjohet me vrull ndjenja

e të përkunden së bashku plot ngjyra

nga lindja deri në tretje të diellit në mugëtirë

e pastaj të marrin arratinë

mes degëve ku fle pafundësia,

fshehur larg zhurmës së botës,

duke u endur parajsës sundimtare

në terrin e natës,

mes hijeve të panjohura me hire të perëndive…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT