Ajo thirri nje emer tjeter, keshtu ndodh kur dashurite sado vite te kalojne nuk harrohen….!!!”
…. U kthyen vone ne shtepi nga nje darke e bukur dhe e pasur. Te dy ishin gjysem te dehur. Ajo mbeshtetej e tera ne krahun e tij. Kishin shume vite martuar dhe gezonin akoma raporte te forta ne jeten imtime.
U shtri permbys ne shtratin e tyre dhe e thirri ta ndihmonte te xhvishej. Duke u xhveshur nuk duroi dhe te dy filluan te bejne dashuri. E xhveshi krejt lakuriq dhe me duart e tij floket ja trazoi keq.
Renkonte, sy mbyllur percillte puthjet e tij pasionante, ledhatimet, kafshimet e tij te shpeshta..
Te dy ato momente i bashkonte pasioni i forte. Vazhdonte renkonte si e cmendur me ate ze kelthites, duart e saj ishin bere te forta duke e shtrenguar ate e mbanin te lidhur si me pranga.
Buzet e saj mishtore puthnin e kafshonin buzet e tij me plot afsh e pasion. Ne kulmin e ketij eksitimi ajo e thirri me nje emer tjeter. Nuk e kuptoi se cfare emri kelthiti.
Ai ne nje moment ngriu. U drodh , por e kuptoi, tek ajo ishte ringritur perseri dashuria e saj e pare, mashkulli i pare ne jeten e vet.
Nuk e pyeti se kush ishte dhe perse e permendi ate emer ne kulmin e pasionit te shfrenuar.
Nuk u ndje i tradhetuar nga ai emer qe vinte nga e kaluara e saj e larget. Nuk beri ze nuk u ndje nuk i erdhi keq qe ai ishte dhe nuk ishte brenda saj ne ato momente.
Pasioni vetem i kishte bashkuar tere ato vite, kurse dashurite e kohes se larget kishin zene pusi ne cepin e dhomes, por cuditerisht nuk i kishte mbuluar pluhuri i harrese me barren e tij te rende.
E shikonte te zhveshur ashtu lakuriq dhe mendoi se zemren e saj ajo asnje here nuk ja kishte xhveshur atij lakuriq por akoma e xhvishte dashuria e kohes se larget.
Perseri e dehur dhe e pafuqishme pas orgazmes te realizuar plotesisht thirri ate emer nga gjurmet e largeta te rinise se pare.
E thirrri ate ne emer, tha me ze shpirti
“Ti je i imi”
Kurse ishte ne krahet e tjetrit bashkeshortit shume vjecar.
Ate nate ajo i fali shume me lakuriqesine e saj, por asnjehere zemren nuk ja dha.
…..Me vete Ai mendoi, se nuk ishte vetem ne keto pozita por kushdo tjeter, keshtu i ka ndodhur se dashurite sado vite te kalojne kurre nuk harrohen.
Mjafton nje cast si ky i sotmi nga pergjumja shumevjecare ato dashuri zgjohen…..
