Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-."Në atë dhomën e vogël, gjysëm të ndriçuar, vallë isha...

Pirro Minella Millona-.”Në atë dhomën e vogël, gjysëm të ndriçuar, vallë isha Unë, vallë ishte Ajo, e ëndëruara ime…?

…”Në atë dhomën e vogël, gjysëm të ndriçuar, vallë isha Unë, vallë ishte Ajo, e ëndëruara ime…??!!!

T R E G I M

…..Befas gjumi më doli, mesnatë besoj.

Ashtu i përgjumur nuk u besova syve, për të siguruar, që ishte Ajo, i fërkova disa herë fort për tu bindur se ishte aty në dhomën të, ndriçuar me dritën e zbehtë.

Ajo që po shikoja në ato momente më bënte të besoja se isha akoma në ëndrrën time, në ato sekretet e mia.

Një parfum u derdh nga shtati i saj. U stepa…

O zot ishte i njëjti parfum që në ëndërr kisha ndjerë shumë netë me rrallë.

Nuk po u besoja syve, nuk është e mundur mendoja me vete që kaq rastësisht e njëjta femër, që unë ëndrroja vazhdimisht, me të njëjtin parfum, që e ndjeja në trupin e saj ishin ne ato momente në këtë dhome aty me mua vetëm ne shtratin e ngrohtë me mua, , mjafton të zgjasja dorën ta prekja.

Mos vallë isha akoma duke ëndrruar?.

Pickova krahun tim, ose unë nuk isha në vete, ose në atë çast në këtë dhome pak të ndriçuar, bashkë me mua kishte zbritur vetë mrekullia.

E vështroja, por syve nuk po u besoja

I ndjeja parfumin, nuhata kudo dhe e putha ngadalë, ëmbël, lehtë, kudo, ne faqe, në gushë, në qafe, në mollëzar e bukura.

Ndjeja sa ëmbël e shijonte në gjumin e “shqerkës”

Hapi pak sytë më vështroi si fëmi i çiltër dhe belbëzoi:

-E vërtetë është, apo jam në ëndrrën e Jetës te pa jetuar??

O Zot, po ai zë, zëri i ëndrrës.

Çudi si u bashkuan të gjitha:

Sytë, parfumi dhe po ai zë.!!

Si është e mundur, që të treja ti gjeja tek një femër, Atë të ëndrrave.

Por, isha i bindur, e dija, që me Atë femrën e ëndrrës time do të takohesha një ditë, se me Atë kam biseduar netë e netë me rradhë, sytë e saj i ndjeja, i dija, që ishin të ngrohtë plot dritë, pak të trishtuar nga dallgët e Jetës, të pajetuar, që kishte kaluar.

Por zëri saj më sillte ndërmënd një melodi të padëgjuar më parë.

Dhe tani në momentin, që e kisha ketu ne shtratin e dhomës së vogël, nuk po u besoja syve.

Këtë takim me Atë e kisha menduar, krejt ndryshe, pa u dhënë rëndësi detajeve, por harrova që pikërisht këto detaje më bëjnë të veçantë mua.

Ajo qëndronte në këtë dhomë për herë të parë, më buzëqeshte ashtu e përgjumur në ninullat e puthjeve të mia.

A thua e dinte, e priste pas një kohësh të gjatë këtë takim, surprizë për te dy.

Në ata sy aq fëminorë shprehej qartë dëshira për të qënë e përqafuar, edhe pse nuk e kishim takuar më pare njëri tjetrin.

Por kishim shkëmbyer mesazhe pa zë mes shpirtërave tanë.

Sigurisht, që edhe mua më mbante pushtuar e njëjta dëshirë, që ato çaste lumturie të zgjasnin sa më shumë, por rrija si i ngurosur para asaj mrekullie, që qeshte vetëm qeshte, që ishte shtrirë në atë dhomë, gjysëm të ndriçuar.

Midis dilemës, e mposhta dëshirën në thellësinë time si mashkull dhe dëshiroja akoma ta shikoja, të besoja, që ishte Ajo, aty shtrirë me mua dhe jo nuk ishte ëndërr, të besoja se Ajo ishte e vërteta dhe se Unë, sapo isha zgjuar nga ai ëndrrim i bukur.

Kisha shtangur nga sytë e hutuar dhe nga belbëzimi i zërit të saj.

Isha i sigurte se Ajo kishte pritur gjatë, e bindur se ishte ketu ku dëshironte, për të më zgjuar nga kjo përhumbje, me mori duart e mia dhe i vendosi me kujdes në supet e saj.

-Jam e jotja- më tha- me gjysëm zëri, më shtrëngo fort pas vetes.

Dhe buzët e saj të nxehta, të ngrohta përcollën në çdo qelizë timen pasionin e saj, sikur donte të më “gllabëronte” mua.

Ato puthje te ndersjellta, na zgjuan plotesisht, e kuptova e ndjeva se nuk isha në ëndërr.

Nuk ishte pjella ime e fantazisë së çmëndur, por Ajo ishte e mbështjellë në krahët e mi.

Fiksoja çdo gjg grimcë të saj, çdo lëvizje të shfrenuar të saj.

Në krahët e mi mu dorëzua pa asnjë mëdyshje, apo dyshim. Gjithmonë kam qënë i kujdesëshëm, për të mos lënë shenja prapa, por ato çaste, e humba vetkontrollin.

E mbulova me puthje të nxehta, lotëve të saj ju përgjigja me vrullin e marrëzisë, që vetë Ajo e ndezi pak çaste më parë.

Ate që ëndërroja e kisha aty në dhomë të dy lakuriq, xhveshur nga çdo veshje, xhveshur nga turpi, paragjykimi, apo grisur nga ndjenja e fajit të tradhëtisë, çdo mur pengese ishte rrëzuar si me magji.

Kjo nuk kishte asgjë të përbashkët me ato femrat e tjera, që edhe emrat ua kisha harruar tani.

Ajo nuk kryente sex.

Ajo thurrte dashuri në atë mënyrë, që vetë fjala është e varfër ta tregojë, çdo puthje e saj, çdo prekje, që ndihej thellë tek Unë, shijohej në mënyrën më magjike, që nuk e kisha provuar kurrë më parë.

Nuk e di kush dha e kush mori me shumë Unë apo Ajo, as e di sa zgjati, orët kalonin mes ofshamash rënkimesh, pasioni të pa rreshtura njëra pas tjetrës.

Kalova çdo kufi imagjinate në krahët e mikes time, sy ëmbël, nuk e dija ku jetoja në këtë botë apo në një botë tjetër, më dukej sikur Ne dhe vetëm Ne të dy, ishim “padronët” e kësaj bote të fshehtë të magjishme.

E xhveshur, e shkrehur dhe e dërsitur nga pasionet qëndroi e mbështetur në gjoksin tim.

Frymëmarja krejt e çrregullt, përplasej në faqet e mia, zëmra i rrihte aq fort, si goditjet e një çekani mbi kraharorin tim.

Duart e saj preknin çdo pjesë të trupit tim, duke falenderuar për kënaqësinë, që kishte marrë, gjoksi i saj i plote ngjeshej në kraharorin tim, këmët e saj te xhveshura, ishin të gërshetuara mbi kofshet e mi.

Më vështroi gjatë në sy, nuk foli asnjë fjalë, më puthi lehtë cepin e buzës.

U ngrit, rrëbeu rrobat dhe u drejtua për ne dush duke me ftuar mua në mënyrën e saj aq provokuese, ktheu koken dhe më dhuroi një buzëqeshje që kurrë nuk mund që ta harroj dhe pëshpëriti ëmbël:

-Të falenderoj i dashur, sot isha femër e plotë në krahët e tu, sot vërtet kam bërë dashuri të plotë…

…….Brofa, renda edhe unë në dush me të dhe pyeta veten:

“Në krahët e saj isha Unë vallë…!!?”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT