Pse moj nënë më rri menduar
në sytë e tu shoh mall trishtimi?
Në shpirtin tënd peshë e rënduar
mos vallë është hija e harrimit?
Fjalët s’i thotë goja, loti të rri pezull
në zemrën tënde fsheh kaq dhimbje.
Si një rrugë pa fund një shteg i braktisur
në sytë e tu moj nënë shoh një det të trazuar.
A të dhëmbë e shkuara, të mundojnë kujtimet,
mblidhen bashkë të gjitha dhe rrënojnë gëzimet.
Ç’dhimbje kaq e thellë ,s’të lë të buzëqeshësh?
Ç’plagë e moçme as me kohën dot jo s’mund ta fshehësh.
