Thursday, December 25, 2025
BallinaSportDisa klube në garë për Iscon

Disa klube në garë për Iscon

Katër klube në garë për Iscon

Isco nga sezoni i ardhshëm do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Spanjolli nuk ka rinovuar kontratën me Real Madridin, teksa ka njoftuar kohë më parë se do të largohet në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Gazetari, Ekrem Konur, ka bërë të ditur se për Iscon kanë shprehur interesim katër klube – transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, klubet e interesuara për shërbimet e 30-vjeçarit janë Real Betis, Roma, Sevilla dhe Galatasaray.

Ish-mesfushori i Malagas me klubin e ri mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor. /

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT