Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritSava Fezga Branko-S’munden dot’

Sava Fezga Branko-S’munden dot’

S’munden dot’
Të ulërras ndonjëhere dua,
Nga shpirti mllefin të nxjerrë,
Nga njerëzve pa taban nën këmbë,
Rrëshqasin sikur akull të kenë.


Të ëmblat fjalë si karamelja,
Përdredhë n’gojë si lavjerës
Një fjalë e hidhët helmoi gotën,
Vrerin nxjerrë nga ëmbëlsia.


Pastaj me furçen rrotullohet
Si bojaxhiu që ska përvoj,
Me viza, viza i gjith tavani,
Ska mjeshtër ta rregulloj.


E degë më degë fillon të kapet,
Të thata jane e s’munden dotë,
U thyen ,u krisen nga trug i moçëm,
E toka mundohet të mos i mbaj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT