Asgjë nuk është gjithçka
Makinën më të shtrenjtë kërkova,
Të bridhja rrugëve krekosur,
Vajzat më të bukura ëndërrova,
Isha flokë dhe krahë ngjyrosur,
Një shkallë poshtë Zotit ndjehesha,
Të tërë mbarë pa fjalë i lija,
Me ca hekurishte mburresha,
E me buzëqeshje kë doja blija?!
Adrenalina shumë nuk zgjati,
Se pemën përqafova një natë,
Dhe mbretëria ime kaq e pati,
Sa shpejt mu shua i bukuri fat!
