Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-"Gocë" e bukur...

Mimoza Eliona Osmani-“Gocë” e bukur…

“Gocë” e bukur…

S’plakesh , je si “gocë , flutur
Shkon Alaskës patinazh!?
S’qenke bërë esmerkë e bukur
Ç’bëre kaltërsisë mirazh!?


Jo… s’u bëra dot esmere,
As llogjikës s’mbeta “bjonde”
Deti i thellë më zgjon esberen…
Fjala ,gjuhës mbrëm dhe sonte…


Përmbi sustat kaçurrele
O bobo seç ranë ca shkumë
Enden flokëve si rudë dele,
Dhe krijojnë onde më shumë…


Cipë të kripës mbi lëkurë
M’a lëpiu buzë e diellit…
Mbi dy “mollëzat” si gurë
Dremiti ylber i qiellit…


Jastëkut , llokum i butë
Tek u shtri mbi ato male..
Hapi syrin si një futë..
Mblodhi dritë e ngjyra fali


Tha ende je “goc” e bukur,
Borë e bardhë si lule dardhë,
A s’më sheh që jam e lumtur!?
Jam një flutur…pulëbardhë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT