MAESTRO JE
Maestro je nëse s’e humb guximin
Se të ligjët janë shumicē në këtë botë
Në sy ta shikosh frikacakun e trimin
Oqeanin e jetës ta kalosh me not.
Urrejtjen në akull ta vizatosh
Që dielli ta shkri me rrezet e para
Në vend të mureve, ura të ndërtosh
Botën ta çmosh si ylber me lara.
Sizifçe dhembjen ta mundësh
Edhe kur therr ashti nga thikat
Në varkën e detit me valë, kur përkundesh
Drejtpeshimin ta mbash kur fiken dritat.
