Ka nisë me ardhë t’ftotit,
me dajre e dasmorë…
pa nuse me borë.
Deri në asht më nardhi era e malit,
i pashë gjethet ndër gardhiqe,
në fluturim të humna kuturu
si copa të shkyme trishtimi.
I pashë t’u lypë shpëtim,
ndër streha rrejshme.
Në kafazin e skeletit
që rrnon për kreni…
si fmi e humbi fillin n’dashni.
Krrau… bani dera e shpirtit,
kur u thye e fundit shpresë.
Me të gjetë s’po duá
as n’ këtë vjeshtë
