BallinaVitrina e libritMeri Myftari Qosja-E papërkulura

Meri Myftari Qosja-E papërkulura

Jam një e shkretë që veten mallkon,
që i bëj zë jetës edhe kur më prapson.
Jam e paudha e shtegut të trishtimit,
jam ajo nëna, që nuk i trembet mjerimit.

Jam fruti i parë që piqet në maj,
e ndonjëherë, jam ujë i mbytur në vaj.
Të lehtë nuk e pata ecjen mbi zjarr,
Përballë ziliqar, anash të marr’

Herë më thanë viktimë, e herë heroinë,
Përfolën suksesin, e herë dashurinë.
Mos më qaj ti mua, mos më duartrokit,
S’pres të mirë nga ata që të ngrenë prit’.

Nuk jam unë legjendë dhe as viktimë,
jam e vërteta e thënë me pëshpërimë.
S’erdha të më doni e as t’lyp ndjesë,
As të shlyej fajet as të ngjall shpresë.

Unë erdha në jetë, e para jush jam.
Siç e morët vesh veç forcë fjalën kam.
Jam sot para jush me një tufë poezi,
asgjë të re mbi dhé në këtë histori..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT