Unë besoj
Unë besoj në ëngjëjt lart
kur shpërthejnë dritë e zjarr
Edhe pres ëngjëllin tim
të më vijë e të më marrë
Të më çojë në botë të tjera
të panjohura nga kush
Nëpër kodra lulëzuar
e me grurë nëpër fushë.
Unë besoj librat e vjetër
e besoj në perëndi
kur më flet për kohë të tjera
e më flet për dashuri
Por asgjë nuk ka ndryshuar
që atëherë edhe sot
Është i njëjti dhé ku shkelim
paçka thonë është tjetër botë.
Unë besoj në venë të gjakut
dhe kur gjaku është tharë
Kur s’ka mbetur mish në trup
vetëm kockë edhe damarë
Porse shpirt mbet lulëzuar
edhe shkon në amëshim
Duke bredhur nëpër qiell
plot me dritë e rrezëllim.
Unë besoj në sytë e shkruar,
pse kanë brënda poezi
Dhe ca flokë mbi ballë lëshuar
nuk e di pse bëjnë magji
Sigurisht janë punë të Zotit
dhe askush nuk do tregojë
Dhe në perëndi të vjetër
unë nuk kam si mos besoj.
